Uashingtoni nuk ka vjeshtë, temperatura rekord deri në 36 °C

Uashingtoni nuk ka vjeshtë, temperatura rekord deri në 36 °C

Uashingtoni po përballet me një valë të pazakontë të nxehtit në ketë fillim tetori, ashtu edhe disa pjesë tjera Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Temperatura më e lartë në kryeqytetin amerikan për fillimin e tetorit është regjistruar dje duke arritur deri në 36 °C, kështu që ka thyer rekordin e vitit 1941, ku me 5 tetor ishte regjistruar temperatura prej 35.5 °C.

Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, një e katërta e vendit, mund të përballet me temperatura mbi 32 °C.


Për shkak të nxehtit të madh që ka përfshirë disa pjesë të Amerikës, disa shkolla në Ohio dhe Maryland, të cilat nuk kanë kondicioner janë detyruar t’i dërgojnë fëmijët në shtëpi dhe ta pezullojnë mësimin.

Temperature mbi normalen janë raportuar edhe në disa qytete tjera përfshirë Cleveland, New Orleans, Luiziana dhe Siracuse, New York.

Meteorologët kanë paralajmëruar se gjatë fundjavës pritet ndryshim i temperaturave me avancimin e një fronti të ftohtë, që nuk është çudi që verilindja të përballet me ngrica. /Motilokal.com