Reshje shiu dhe ulje temperaturash, moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë që në orët e para të ditës së premte. Në Veriperëndim, Perëndim e Jug të vendit reshjet e shiut parashikohen të jenë më intensive në formë rrebeshesh me shkarkesa elektrike.

Gradualisht gjatë ditës reshjet do të ndërpriten për të mbetur në Jug e Juglindje me intensitet më të ulët. Vranësirat do t’i lenë vendin kthjellimeve. Temperaturat për ditën e premte në Shqipëri, parashihet të lëvizin nga 17 deri në 22 °C.

Mëngjesi i së shtunës do të jetë pjesërisht me re, ndërsa mesdita pothuajse e kthjellët, në mbrëmje pritet të ketë reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 15 deri në 20 °C.

Parashikimi i motit për ditën e diele do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të sillen nga 16 deri në 21 °C. /Motilokal.com