Për 24 orë, 41 raste të reja dhe 73 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Për 24 orë, 41 raste të reja dhe 73 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive. 

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.  

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.294.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj./Motilokal.com