Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Reshjet e shiut që kanë nisur që nga pasditja e së hënës në Kosovë po vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që ditëve në vazhdim do të ketë mundësi për vërshime në vend.

“Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020),  të përcjella me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane. Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftim./Motilokal.com