Paralajmërimet për vërshime, kërkohet aktivizim i shtabeve të krizave

Paralajmërimet për vërshime, kërkohet aktivizim i shtabeve të krizave

Pas paralajmërimeve për vërshime të mundshme në Kosovë, njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC),Tahir Ahmeti, ka kërkuar aktivizim të shtabeve të krizave.

“Kryetarët e komunave Pejë dhe Deçanit bashkë me atë të Prizrenit, duhet që në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), t’i vënë në dispozicion të gjitha resurset, dhe t’i aktivizojnë shtabet e krizave, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë popullatës së prekur dhe të rrezikuar nga këto vërshime të shpejta”, ka deklaruar Ahmeti./Motilokal.com