Shkencëtarët e vrimave të zeza fitojnë Çmimin Nobel për Fizikë

Shkencëtarët e vrimave të zeza fitojnë Çmimin Nobel për Fizikë

Tre shkencëtarë janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në të kuptuarit e vrimave të zeza.

Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez, u shpallën fituesit e këtij viti përmes një konference shtypi në Stokholm. Fituesit do të ndajnë mes tyre paratë e çmimit që arrijnë rreth 1 milion euro.

Çmimi Nobel i Fizikës i këtij viti iu dha Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez.

Vrimat e zeza janë rajone të hapësirës ku graviteti është aq i fortë sa as drita nuk mund të shpëtojë prej tyre.

Fizikanti i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, Roger Penrose demonstroi se vrimat e zeza ishin një pasojë e pashmangshme e teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Albert Ajnshtajnit.

Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez kanë ofruar të dhënat më të besueshme për një vrimë të zezë tejet të madhe në qendër të galaksisë sonë.

Kimisti dhe industrialisti suedez, Alfred Nobel, e krijoi këtë çmim më 1895 – një vit para se të vdiste. David Haviland, udhëheqës i Komitetit për Fizikë sa i përket Nobelit, ka thënë se çmimi i këtij viti “feston një prej objekteve më ekzotike në Univers”./Motilokal.com