Kështu do të jetë moti në ditën e festës së Bajramit në Kosovë

Kështu do të jetë moti në ditën e festës së Bajramit në Kosovë

Parashikimi i motit për javën e parë të qershorit në Kosovë do jetë mot me shi dhe shtrëngata. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe vranësirave konvektive, të cilat do të mbizotërojnë mbi territorin e Kosovës. Kjo situatë labile e motit do të sjellë kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë.

Temperaturat minimale për ditën e hënë, parashihen të regjistrojnë kufijtë ndërmjet 12-13 °C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 °C. Era do të fryejë 1 m/s- perëndim-veriperëndim.

E marta do të jetë po ashtu mot me shi dhe vranësira me temperatura që pritet të arrijnë deri në 18 °C. Ndërsa të mërkurën parashihet të ketë mot pjesërisht me re dhe mesdita me shi. Temperaturat do të arrijnë deri në 20 °C. Nga e enjtja priten të ngritën temperaturat. /Motilokal/

Qytetet

03.06.2019

04.06.2019

05.06.2019

 
Temp min -max
Temp min - max
Temp min - max
Prishtinë

12-13 °C

15 -16 °C

16-20 °C

Pejë

14-16 °C

14-19 °C

16-19 °C

Prizren

16-17 °C

14-20 °C

19-21 °C

Gjakovë

16-18 °C

20-21 °C

18-20 °C

Ferizaj

13-16 °C

12-19 °C

13-20 °C

Mitrovicë

14-17 °C

13-20 °C

14-20 °C

Gjilan

14-16 °C

13-18 °C

13-20 °C