Kungulli 702 kilogramë thyen rekordin shtetëror në Gjermani [Foto]

Kungulli 702 kilogramë thyen rekordin shtetëror në Gjermani [Foto]

Kevin Rataj është një fermerë 26-vjeçar nga Hagermarsch, i cili fitoi kampionatin e 16-të të Saksonisë së Ulët të kungullit më të madh me peshë 702,4 kilogramë.

Fermeri tregoi se i ujit kungujt e tij 400 deri 500 litra ujë në javë dhe u shton pleh të lëngshëm.

Rataj, vendosi kështu një rekord të ri në Saksoninë e Ulët, me një kungull 700 kilogramë.

Ngrohja globale dhe një numër i madh i ditëve me diell e kanë ndihmuar Rataj-n të vendosë kështu një rekord të ri në Gjermani.

Në përgjithësi, kungujt më të mëdhenj janë nga Gjermania jugore falë një periudhe më të gjatë me diell, por rekordi botëror mbahet nga një prodhues nga Belgjika, kungulli i të cilit peshon më shumë se një ton./Motilokal.com