Në 24 orët e fundit, 158 raste të reja dhe 140 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, 158 raste të reja dhe 140 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë kryer 905 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

“Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe”, thuhet në njoftim.

Sipas MSH-së aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 158

Të shëruar ne 24 orë 140

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 905

Testime totale 93,926

Raste pozitive 14,568

Raste të shëruara 8,965

Raste Aktive 5,200

Humbje jete 403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2704

Durrës 565

Shkodër 397

Lezhë 260

Korçë 241

Elbasan 233

Fier 223

Vlorë 184

Kukës 136

Berat 121

Dibër 80

Gjirokastër 56

/Motilokal.com