Në 4 nga 5 persona, humbja e përkohshme e nuhatjes është COVID-19

Në 4 nga 5 persona, humbja e përkohshme e nuhatjes është COVID-19

Sipas një studimi të publikuar së fundmi bëhet e ditur se për 4 në 5 persona, humbja e përkohshme e nuhatjes është e lidhur me COVID-19 dhe deficiti i nuhatjes mund të ndodhë në mungesë të etheve dhe kollës, prandaj duhet të konsiderohet ndër simptomat kryesore të infeksionit.

Kjo është ajo që pretendon Rachel Batterham nga University College London, autore e një studimi të botuar në revistën PLOS Medicine.

“Një studim interesant që konfirmon atë që është parë në studimet e mëparshme, që tregon se humbja e shijes dhe aromave pa simptoma është një parashikues i mirë i COVID-19”, shpjegon Anna D’Errico.

Ekspertët kryen shtupën diagnostike në 567 individë të cilët papritmas kishin humbur nuhatjen e tyre: praktikisht 4 në 5 prej tyre ishin pozitivë në virusin. Nga këta, 40% nuk paraqitën ndonjë simptomë tjetër të infeksionit, por vetëm humbjen e nuhatjes.

Është e rëndësishme, përfundon D'Errico, që vetë-izolimi dhe shtupat t'u rekomandohen personave që ankohen për humbjen e nuhatjes, edhe pa simptoma të tjera./Motilokal.com