Shtrëngata dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti sot dhe nesër në Shqipëri

Shtrëngata dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti sot dhe nesër në Shqipëri

Sot në Shqipëri parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara edhe me bubullimë. Në disa pjesë të vendit mund të ketë edhe shtrëngata.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 20 deri në 22 °C.

Dita e enjte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 19 °C./Motilokal.com