Pas një seri pengesash, një sistem për kapjen e plastikës i projektuar nga shkencëtarët holandezë për të pastruar një ishull me mbeturina në Oqeanin Paqësor midis Kalifornisë dhe Havait, me përmasa tre herë më të mëdha se ato të Francës, ka mbledhur me sukses plastikën në det të hapur, për herë të parë.
Boyan Slat, projektues i mjetit përmes Twiterit njoftoi se mjeti lundrues 600 metra i gjatë, kishte kapur dhe mbledhur mbeturina nga ajo që njihet si vendgrumbullimi më i madh i mbeturinave në Paqësor.
Sipas tij pajisja është në gjendje të kap dhe të mbajë mbeturinat që variojnë në madhësi nga pajisjet e mëdha të braktisura të peshkimit, të njohura si “rrjeta fantazmë”, deri në mikroplastikë me përmasa deri në 1 milimetër.
Në foto e publikuar nga Slat shihet edhe një rrotë makine, i cili shtoi se sistemi i pastrimit të oqeaneve më në fund po mbledh plastikën.
Ndoshta është e çuditshme por e vërtetë e qindra e mijëra tonë plastikë përfundojnë në det çdo vit.
Mjeti lundrues për pastrim, synon jo vetëm të mbledhë rrjetat e mbetura të peshkimit por edhe objektet të dukshme plastike dhe mikroplastikën. /Motilokal.com