Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat: 169 raste të reja dhe 100 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat: 169 raste të reja dhe 100 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 971 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezhanjë 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 169

Të shëruar ne 24 orë 100

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 971

Testime totale 95811

Raste pozitive 14899

Raste të shëruara 9215

Raste Aktive 5273

Humbje jete 411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2717

Durrës 570

Shkodër 398

Lezhë 264

Korçë 268

Elbasan 221

Fier 237

Vlorë 191

Kukës 146

Berat 128

Dibër 78

Gjirokastër 55

/Motilokal.com