Rikthehet moti me diell në Shqipëri

Rikthehet moti me diell në Shqipëri

Pas një periudhe me vranësira dhe reshje shiu, gradualisht në Shqipëri sot dhe dy ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe me diell. Po reshjet shiut priten të rikthehen të hënë dhe të martën.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 21 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 21 °C.

E diela do të mbajë mot të ngrohtë dhe pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 22 °C./Motilokal.com