Ikin vranësirat, del dielli - Mësoni si do te jete moti në Shqipëri dhe Kosovë

Ikin vranësirat, del dielli - Mësoni si do te jete moti në Shqipëri dhe Kosovë

Pas një periudhe me vranësira dhe reshje shiu, gradualisht në Shqipëri sot dhe dy ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe me diell. Po reshjet shiut priten të rikthehen të hënë dhe të martën.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 21 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 21 °C.

E diela do të mbajë mot të ngrohtë dhe pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 22 °C.

Nga sot dhe fundjavë në Kosovë do të shtrihen fusha më të qëndrueshme të presionit të lartë, të cilat sjellin përmirësim të motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave gjatë ditës.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot pritet të mbajë mot pjesërisht me re, mëngjesi më i ftohtë dhe me erë. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 17 °C.

Edhe dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re, mëngjesi më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet të mbajë më ngrohtë. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 17 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 20 °C. /Motilokal.com