Një tjetër univers ekzistonte para tonit - Energjia e tij del nga vrimat e zeza, thotë fituesi i çmimit Nobel

Një tjetër univers ekzistonte para tonit - Energjia e tij del nga vrimat e zeza, thotë fituesi i çmimit Nobel

Fituesi i çmimit Nobel për Fizikë ka deklaruar se ka pasur një tjetër univers para “shpërthimit të krijimit” Big Bang, dhe se provat për ekzistencën e tij mund të shihen në vrimat e zeza.

Sir Roger Penrose ka fituar së fundmi Nobelin e fizikës për avancimet në teorinë e përgjithshme të realtivitetit të Einstein, dhe provat për ekzistencën e vrimave të zeza.

Sir Roger argumenton se ekzistenca e njollave të pashpjegueshme të rrezatimit elektromagnetik në qiell, të njohura si 'Pikat Hawking' janë mbetjet e një universi të mëparshëm.

Sipas tij kjo është pjesë e “teorisë ciklike, kozmologjike të universit” dhe sugjerohet që këto pika bëjnë lëshimin final të energjisë së transferuar të vrimat e zeza nga universi i mëparshëm.

Vrimat e zeza janë një rajon i hapësirës ku materia është shembur në vetvete dhe ka një forcë të tillë të lartë gravitacionale sa as drita nuk shpëton dot pa u thithur.

Një ngjarje e tillë mund të ndodhë në qendër të galaktikës sonë; Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez, të cilët ndanë çmimin Nobel me Sir Roger, ofruan provat më bindëse të një vrime të zezë supermasive në mes të Rrugës së Qumështit.

Ekziston një mundësi që afati kohor për avullimin e plotë të një vrime të zezë mund të jetë më i gjatë se mosha e universit tonë aktual, dhe për këtë arsye nuk mund të zbulohet.

“Unë pretendoj se kemi observuar radiacionin Hawking. Big Bang nuk ka qenë fillimi. Ka pasur diçka përpara Big Bang dhe ajo është diçka që do ta kemi në të ardhmen”, tha Sir Roger për The Telegraph.

“Ne kemi një univers që zgjerohet dhe zgjerohet, dhe e gjithë masa prishet, dhe në këtë teori të çmendur timin, ajo e ardhme e largët bëhet Big Bang e një eeoni tjetër.

“Kështu që Big Bang-u ynë filloi me diçka që ishte e ardhmja e largët e një eeoni të mëparshëm dhe do të kishte vrima të zeza të ngjashme që avulloheshin, përmes avullimit të Hawking, dhe ato do të prodhonin këto pika në qiell, që unë i quaj Pika Hawking.

“Ne kemi një univers që vetëm zgjerohet e zgjerohet ndërsa masa kalbet tutje. Në teorinë time të çmendur, e ardhmja e largët do të jetë një Big Bang për një tjetër Aeon”, tha ai.

Për më tepër, nëse një univers pafundësisht i madh në një ekzistencë duhet të bëhet një univers pafundësisht i vogël në tjetrën, do të kërkohej që të gjitha grimcat të humbin masën e tyre ndërsa universi plaket, një nocion që gjithashtu është parë me skepticizëm.

Sipas kozmologjisë standarde, universi pësoi një zgjerim të shkurtër ose 'inflacion' pas Big Bang, i cili do të kishte hequr parregullsitë në strukturën e universit.

Si përgjigje, Sir Roger tha se vrimat e zeza gjithashtu u hodhën poshtë pasi ekzistonin vetëm në matematikë, derisa ekzistenca e tyre të vërtetohej.

"Njerëzit ishin shumë skeptikë në atë kohë, u desh shumë kohë para se të pranoheshin vrimat e zeza...mendoj se rëndësia e tyre vlerësohet vetëm pjesërisht", tha ai, siç raportohet nga BBC./Motilokal.com