Moti për Brezovicë dhe Rugovë

Moti për Brezovicë dhe Rugovë

Stina e vjeshtës është një stinë shumë e bukur për të bërë disa ditë pushim apo për të kaluar një fundjavë me familje apo me miq në vende malore. Rënia e gjetheve të fal qetësi dhe paqe me vetveten. Mendimet që ju kanë pushtuar kokën rreth problemeve të përditshme zhduken dhe duket sikur mendja juaj ripërtërihet.

Nëse vërtet keni planifikuar të kaloni fundjavë në vendet malore si Brezovicë, Prevallë, Rugovë e shumë vende të tjera në Kosovë. Mos hezito kliko motilokal.com dhe mëso si është moti.

Moti për ditën e shtunë në Brezovicë, mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita me vranësira. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri në 14 °C.

Mëngjesi i ditës së diel pritet të jetë me shi, mesdita pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 8 deri në 12 °C.

Mëngjesi i ditës së shtunë në Rugovë do të jetë me shi, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 4 deri në 12 °C.

E diela do të mbajë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 8 °C. /Motilokal.com