Programi Botëror i Ushqimit fiton Çmimin Nobel për Paqen

Programi Botëror i Ushqimit fiton Çmimin Nobel për Paqen

Programit Botëror i Ushqimit, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i është dhënë  Çmimi Nobel për Paqen 2020.

Vlerësimi për Programin e Ushqimit, me motivacionin “për përpjekjet e tij për të luftuar urinë, për kontributin për të përmirësuar kushtet për paqe në zonat në konflikt dhe për sjelljen si forcë drejtuese për të parandaluar përdorimin e urisë si armë lufte dhe konflikti”.

Disa gjithashtu menduan se komiteti mund të ketë zgjedhur për të nxjerrë në pah një individ apo organizatë që është e dalluar në luftimin e ndryshimeve klimaterike.

Programi Botëror i Ushqimit është një degë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatës më të madhe humanitare botërore që trajton çështjet e urisë dhe promovon sigurinë ushqimore. Ky program arrin të sigurojë ushqim për rreth 93 milionë persona në nevojë në 83 vende të ndryshme çdo vit./Motilokal.com