Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.
Në bukuritë e rralla të vendit tonë, futet dhe Thethi. Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.
Keni vendosur ta kaloni fundjavën në Theth, atëherë mos harroni së pari mësoni motin duke klikuar në www.motilokal.com apo instaloni në telefonat tuaj për të kuptuar si do të jetë moti.
Mëngjesi i ditës së shtunë në Theth pritet të jetë me vranësira, ndërsa mesdita me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 14 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.
Moti për ditën e diele në mëngjes do të pothuajse i kthjellët, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 5 deri në 15 °C. /Motilokal.com