Nga e enjtja maska e detyrueshme në ambiente të jashtme dhe të mbyllura në Shqipëri

Nga e enjtja maska e detyrueshme në ambiente të jashtme dhe të mbyllura në Shqipëri

Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur në çdo ambient të mbyllur dhe të hapur edhe në Shqipëri, duke filluar nga java e ardhshme. Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjoba ndëshkimore për ata që nuk e zbatojnë do të jetë në faturën e dritave.

Sipas Ramës ky vendim merret që të mos mbyllet më vendi, shkollat, dyqanet dhe institucionet me pasoja ekonomike.

“Më mirë një maskë sot, se mbyllja e dyqanit nesër, Më mirë një maskë sot se një shkollë e mbyllur nesër, më mirë një maskë sot se sa një qytet i mbyllur nesër. Unë skam mbajtur maskë jashtë, do ta mbaj jashtë, sepse brenda që patjetër e mbaj. Siç e shihni kjo është një tendencë e përgjithshme që nuk mund ta shmangim”, ka deklaruar kryeministri shqiptar.

Ai theksoi se objektivi i çdo shqiptari duhet të jetë të mos mbyllen në shtëpi, të mos mbyllen dyqanet, të mos mbyllen fëmijët në shtëpi, të mos kthehen në shtëpi se mbyllen shkollat dhe universitetit, të mos humbasësh kohë se mbyllen gjykatat, e gjitha kjo bëhet vetëm me mbajtjen e një maskë të cilën mund ta blesh ose bësh vetë.

Kryeministri theksoi se të mërkurën do të publikohen masat ndëshkimore për të gjithë ata që nuk mbajnë maskën.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet e kontrolluar.

Manastirliu vuri theksin në rritjen e ndërgjegjes qytetare, teksa tha se përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojmë të vijojmë aktivitetin.

Ministrja tha në fjalën e saj se shteti aktualisht siguron dy terapi të shtrenjta falas për qytetarët, për të trajtuar COVID-19 atë të plazmës imune dhe atë të Remdesivi, trajtim që në u përdor edhe për presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ajo theksoi gjithashtu se kapacitete testuese janë rritur me 30 %.

Më tej, Ministrja ka folur rreth 3 skenarëve ku do të përfshihen spitalet rajonale nëse do të plotësohet numri i shtretërve që janë në dispozicion.

Mbajtja e maskës

Larja e duarve

Distancimi social

“Këto janë tre armët të cilat ne i njohim, i kemi të pranuara por për fat të keq jo të gjithë i zbatojmë. nëse duam të fitojmë betejat që nuk janë të vogla, beteja për rikthimin në normalitet duhet të fitojmë atë më të rëndësishmen, që është beteja me shëndetin. Besoj që masat që qeveria shqiptare ka marrë në raport me forcimin e kapaciteteve, gjatë këtyre 7 muajve të epidemisë, ku i gjithë sistemi shëndetësor ka qenë në këmbë. kemi mundësuar rritjen e testimeve, në mënyrë që të izolojmë sa më shpejt. Mbi 805 e rasteve të dyshuara testohen dhe izolohen brenda 48 orëve. në një periudhë që na pret të vjeshtës dhe dimrit kërkohen të rriten kapacitet, për të cilat ne i kemi marrë masat”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Ajo theksoi se përballja me vjeshtën dhe dimrin do të jetë një sfidë për të gjithë. Kemi pasur në vëmendje maksimale vaksinim dhe për të marrë masa që të krijojmë fondet e nevojshme që në momentin që vaksina e Covid do të jetë e disponueshme ne të mundemi ta disponojmë edhe në vendin tonë. Qeveria shqiptare është duke punuar me vendet e BE. Puna po bëhet në 360 gradë duke vlerësuar çdo moment, vijojmë të forcojmë kapacitet tona më mjekë dhe infermierë./Motilokal.com