Nga 15 tetori Termokos i gatshëm për t’i ngrohur qytetarët e Prishtinës

Nga 15 tetori Termokos i gatshëm për t’i ngrohur qytetarët e Prishtinës

Me fillimin e vjeshtës qytetarët e Kosovës fillojnë të përgatiten për sezonin e dimrit. Ndërsa qytetarët e Prishtinës janë në pritje për fillimin e ngrohjes nga Termokosi.

Zëdhënësja për informim nga Termokosi Afërdita Uka-Fejzullahu në një prononcim për Motilokal.com tha se të gjitha parapërgatitjet për fillimin e sezonit 2020/2021 për ngrohje në Prishtinë janë në përfundim.

“NP “Termokos” Sh.A, është duke zhvilluar përgatitjet përfundimtare për fillimin e sezonit të ri ngrohës 2020/2021, i cili bazuar në Ligjin për ngrohje dhe rregulloret e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe në varësi të kushteve klimatike do të fillojë më 15 tetor për afro 15 mijë konsumatorë”, u shpreh zëdhënësja Uka-Fejzullahu.

Ajo theksoi se Termokos do të jetë i gatshëm, që në varësi të kushteve klimatike, që do të mbretërojnë, të fillon furnizimin me ngrohje për rreth 15 mijë konsumatorë, në afatin e përcaktuar ligjor, më 15 tetor.

Ndërsa furnizimi me ngrohje do të vazhdojë deri më 15 prill, varësisht edhe nga kushtet e motit dhe për aq kohë sa lejohet ligjërisht të vazhdon furnizimi me ngrohje./Motilokal.com