‘Mos ma prek Mirushën’ - Aktivistët për mbrojtjen e natyrës kërkojnë të mbrohet parku dhe ujëvarat

‘Mos ma prek Mirushën’ - Aktivistët për mbrojtjen e natyrës kërkojnë të mbrohet parku dhe ujëvarat

Me moton “Mos ma prek Mirushën”, sot një grup aktivistësh protestuan në mbrojtje të Parkut dhe Ujëvarave të Mirushës.

Organizatorët e ecjes në mbrojtje të Ujëvarës së Mirushës, Kosova Wildlife Care dhe Qytetarët Aktivë kërkuan nga institucionet qeveritare që të mbrojnë Monumentet e Veçanta Natyrore siç është Mirusha.

“Nuk lejojmë të degradoni dhe shkatërroni florën, faunën dhe Ujëvarat”, thanë aktivistët.

“Kërkojmë nga institucionet tona të punojnë urgjent në riparimin e Mjedisit në Parkun e Mirushës, digat e paligjshme të veprohet, ujërat e zeza dhe shfrytëzimi i ujërave nga fshatrat të bëhet zgjidhje”, u shprehen aktivistët.

Aktivistët kërkuan që të fillon zbatimi i planit hapësinor i hartuar për Parkun e Mirushës.

“Ne duhet të vazhdojmë së bashku dhe nuk duhet lejuar ta urrejmë vendin tonë për shkak të disa njerëzve të këqij, Kosova është shumë vend i bukur për tu dorëzuar ndaj të keqes”./Motilokal.com