Vullkani më i madh i Islandës gati të shpërthejë

Vullkani më i madh i Islandës gati të shpërthejë

Vullkani më aktiv i Islandës është në prag të shpërthimit, paralajmërojnë shkencëtarët. Shenjat vullkani Grímsvötn, i gjatë 1.700 metra, ka dhënë shenja se një shpërthim i madh është afër.

Grímsvötn shpërtheu për herë të fundit në 2011, duke nxjerrë tym të zi që anuloi rreth 900 fluturime. Një shpërthim nuk do të shkakonte të njëjtën gjë sot sepse shumë fluturime janë të ndaluara për shkak të pandemisë. Megjithatë, grimcat e hirit dhe ndotësit e tjerë të dëmshëm mund të shpërndahen në vend.

Grímsvötn shpërtheu për herë të fundit në 2011, duke nxjerrë tym të zi në ajër

Grímsvötn është larg çdo vendbanimi dhe nëse do të shpërthente, nuk ka gjasa që dikush të rrezikohet menjëherë. Grímsvötn është vullkani më aktiv i Islandës, me më shumë se 65 shpërthime të regjistruara gjatë 800 viteve të fundit.

Shpërthimi i fundit i vullkanit detyroi anulimin e më shumë se 900 fluturimeve të pasagjerëve

Eksperti britanik Dr Dave McGarvie, tha se prej pozicionit të pazakontë të Grímsvötn, i cili është i varrosur në akull, shpërthimi i nxehtësisë mund të sjellë sasi gjigante të ujit të shkrirë.


“Ky ujë pas rënies rreth 45 kilometra, rrjedh në fund të zonës së akullt në formë përmbytjesh duke marrë përpara ura e rrugë automjetesh. Por megjithëse akulli shton rrezikun e përmbytjeve, ai ofron barrierën e parë të mbrojtjes nga forca e eksplozionit. Kjo do të bëjë që hiri të lëshohet vetem dhjetra milje në ajër dhe jo me qindra, duke bërë që të shpërndahet më shpejt”, u shpreh ai.

Shkencëtarët paralajmëruan se një shpërthim mund të shkaktojë përmbytje të mëdha lokale

Edhe problemet me trafikun ajror pritet të jenë më të vogla se herën e fundit.

McGarvie shton se vullkani shpërthen zakonisht një herë në pesë deri në dhjetë vjet, prandaj është koha për diçka të tillë./Motilokal.com