
Planeti Mars është më i madhi dhe më i shndritshëm ndërsa është vendosur në një linjë me tokën në të njëjtën anë të diellit.
Çdo 26 muaj, marsi dhe toka renditen në këtë mënyrë, duke u afruar më shumë me njëri tjetrin, para se të ndahen sërish më pas në orbitat e tyre rreth diellit tonë.
Mbrëmja e së martës do të shënojë atë që astronomët e quajnë opozicion. Të tre trupat qiellorë, pra dielli, marsi dhe toka, do të jenë në një vijë të drejtë dhe kjo do të ndodhë saktësisht në orën 23:20 minuta.
"Por ju nuk keni pse të prisni deri në mes të natës; edhe tani, në 9:00 ose 10:00 të mbrëmjes, do ta shihni me lehtësi në juglindje", thotë astrofotografi Damian Peach.
"Nuk mund ta humbasësh, është objekti më i ndritshëm si ylli në atë pjesë të qiellit", i tha ai BBC News.
Edhe pse kjo javë do të shënojë momentin e opozicionit, ishte e marta e javës së kaluar që pa marsin dhe tokën të afroheshin më shumë me njëri tjetrin në këtë cikël 26 mujor, në një distancë prej rreth 62 milionë kilometrash.
Toka dhe Marsi ishin vetëm 58 milionë kilomtera larg, por ajo që e bën këtë rast pak më të veçantë për fotografët astrofik në Hemisferën Veriore është ngritja e Planetit të Kuq në qiell.
Ai është më lartë dhe kjo bën që teleskopët të evitojnë atmosferën e turbullt të tokës që shtrembëron imazhet.
Tre misione janë aktualisht në tranzit, të gjithë u dërguan gjatë korrikut: Orbita e Shpresës së Emirateve të Bashkuara Arabe; Orbiter dhe rover Tianwen i Kinës dhe Rover i Amerikanëve.
Evropa dhe Rusia kishin shpresuar të dërgonin edhe roverin e tyre ExoMars "Rosalind Franklin", por dështuan në nisje dhe tani do të duhet të presin deri në fund të vitit 2022./motilokal.com