Makina Tesla ka udhëtuar më shumë se dy miliard kilometra në hapësirë

Makina Tesla ka udhëtuar më shumë se dy miliard kilometra në hapësirë

Makina Tesla Roadster e Elon Musk iu afrua planetit Mars këtë javë. Makina sportive me motor elektrik mbi të cilën është vendosur edhe një manekin në vendin e shoferit ka arritur 8 milion kilometra larg planetit të kuq, tha Space-X, kompania e drejtuar nga vetë Elon Musk.

"Është një distancë e gjatë", i tha CNN Jonathan Dowell, një astronom në Qendrën e Astrofizikës në Harvard-Smithsonian.

"Marsi do të shfaqej rreth 1/10 me diametër të Hënës, kaq i vogël, por jo një pikë".

Starman just made another flyby of Mars in his Tesla Roadster

Dowell gjurmoi raketën duke përdorur sistemin Jet Propulsion Laboratory Horizons të NASA-s, i cili ka një trajektore të saktë të llogaritur nga orbita fillestare e Falcon 9 kur u largua nga Toka. Ai thotë se është në orbitë eliptike rreth diellit.

Automjeti është mbi 59 milionë kilometra larg nga Toka dhe ka udhëtuar gati dy miliard kilometra që nga lëshimi i tij gati 2 vjet e 8 muaj më parë, thotë kuisroadster.com.

Sidoqoftë, do të duhet pak kohë para se t'i afrohet përsëri Tokës.

"Do të kalojë rreth 5 milion kilometra nga Toka deri në vitin 2047", tha Dowell./Motilokal.com