Mos harroni çadrat, na pret një javë me shi në Shqipëri

Mos harroni çadrat, na pret një javë me shi në Shqipëri

Moti për këtë fillim jave në Shqipëri parashikohet të nis me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të mëdha shiu të shoqëruara me shtrëngata dhe bubullima.

Për shkak të kalimit të një sistemi frontal, reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë. Zona e jugut si dhe vija bregdetare parashikohen të kenë sasinë më të lartë të reshjeve, por  reshjet mund të shkaktojnë probleme edhe në pjesë të tjera të vendit.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa nga mesdita priten vranësira me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 16 deri në 21 °C.

E marta do të jetë me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 17 °C.

Dita e mërkurë do të mbajë mot pothuajse të kthjellët në mëngjes, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 12 deri në 19 °C. /Motilokal.com