Moti në Kosovë, me shi dhe shkarkime rrufesh, në viset malore edhe borë

Moti në Kosovë, me shi dhe shkarkime rrufesh, në viset malore edhe borë

Moti në Kosovë parashikohet të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë, ku si pasojë e vranësirave do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.

E hëna do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me diell në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 20 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, pasdite me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 11 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 16 °C./Motilokal.com