Javë me shi, shtrëngata dhe shkarkime rrufesh në Shqipëri e Kosovë

Javë me shi, shtrëngata dhe shkarkime rrufesh në Shqipëri e Kosovë

Moti për këtë fillim jave në Shqipëri parashikohet të nis me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të mëdha shiu të shoqëruara me shtrëngata dhe bubullima.

Për shkak të kalimit të një sistemi frontal, reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë. Zona e jugut si dhe vija bregdetare parashikohen të kenë sasinë më të lartë të reshjeve, por  reshjet mund të shkaktojnë probleme edhe në pjesë të tjera të vendit.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa nga mesdita priten vranësira me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 16 deri në 21 °C.

E marta do të jetë me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 17 °C.

Dita e mërkurë do të mbajë mot pothuajse të kthjellët në mëngjes, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 12 deri në 19 °C.

Ndërsa në Kosovë parashikohet të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë, ku si pasojë e vranësirave do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.

E hëna do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me diell në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 20 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, pasdite me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 11 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 16 °C./Motilokal.com