12 mijë shkencëtarë nënshkruajnë peticionin kundër izolimit nga COVID-19

12 mijë shkencëtarë nënshkruajnë peticionin kundër izolimit nga COVID-19

Më shumë se 12,000 shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të heqë dorë nga kufizimet dhe të lejojë COVID-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm.

Deklarata e Barringtonit u botua javën që lëmë pas, duke iu bërë thirrje që të rinjtë të lejohen të kthehen në jetë normalisht ndërsa të moshuarit dhe të sëmururit të trajtohen më me kujdes.

Letra e hapur e shkruar nga ekspertë në universitetet e Oksfordit, Harvardit dhe Stanfordit që nga ajo kohë është nënshkruar nga më shumë se 12,000 shkencëtarë dhe punonjës mjekësorë, si dhe 115,000 persona.

Por, zyra e kryeministrisë insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër COVID-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.

Ata argumentuan se nuk ka prova se do të ishte e mundur të mbroheshin vetëm njerëzit e pambrojtur dhe as që imuniteti i tufave do të zhvillohej ndonjëherë.

Koncepti i imunitetit të tufës u shfaq shkurtimisht si një plan i mundshëm për veprim të qeverisë përpara bllokimit të marsit, por u tërhoq shumë shpejt pas reagimit të disa kritikëve./Motilokal.com