Greqia tronditet nga dy tërmete

Greqia tronditet nga dy tërmete

Mëngjesin e kësaj të hëne Kreta është goditur nga dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti.

Një tërmet i shkallës 5.1 rihter është regjistruar rreth orës 3:30 të mëngjesit, duke u pasuar më pas më orën 7:11 me një tërmet të shkallës 5.2 rihter.

Sipas Instituti Gjeodinamik i Athinës tërmeti ishte me epiqendër 49 kilometra në verilindje të Sitia dhe thellësia ishte në 21.3 kilometra.

Lëkundjet janë ndierë në pjesën më të madhe të ishullit duke shqetësuar banorët. Tërmeti u ndie në Ierapetra, Sitia, Makry Gialos, Mochlos, Kritsa, Hersonissos dhe vende të tjera.

Deri më tani nuk është raportuar për dëmtime ose të lënduar./Motilokal.com