Përmbytjet në Shqipëri janë një problem veçanërisht midis muajit nëntor dhe mars, kur bien rreth 80 për qind të reshjeve vjetore. Ultësirat perëndimore dhe basenet ujore të lumenjve Drin dhe Vjosë janë veçanërisht të prirur ndaj përmbytjeve për shkak të shpyllëzimit dhe mungesës së menaxhimit të shtretërve të lumenjve.
Për parandalimin dhe dëmtimin në rast të aksidenteve dhe përmbytjeve Institutit i Shëndetit Publik të Shqipërisë (ISHP), përmes disa rekomandimeve këshillon qytetarët se si të veprojnë në raste të rrezikut nga përmbytjet dhe aksidentet.
Sipas ISHP-së në situatat me reshje të mëdha shiu, daljen e lumenjve nga shtrati, prishja e urave dhe rrugëve, përmbytje të zonave të banuara, rrëshqitje dherash, dëmtime të godinave, kërkohen masa specifike për të shmangur në maksimum dëmtimet dhe aksidentet që mund të na kushtojnë edhe jetën.
Për të shmangur dëmtimet nga rryma elektrike është e domosdoshme:
Të bëjmë atakimin e automateve qendrore.
Të qëndrojmë në vende të sigurta pa lagështirë.
Mos i ndizni pajisjet elektrike që janë lagur ose qëndrojnë nën ujë.
Mbani fëmijët sa më larg rreziqeve nga linjat elektrike, pajisjet elektrike etj.
Mos përdorni gjeneratorë elektrik në vende të mbyllura; gazrat që ato lëshojnë gjatë punës përbëjnë rrezik për jetën tuaj.
Informohuni vazhdimisht për gjendjen e relievit, gropat që mund të jenë formuar, rrymat e fuqishme të ujit, urat, rrëshqitjet e dherave
Qëndroni në vende ku jeni më të sigurt, në lartësi, në katet më larta të godinave, në kodrina.
Mos tentoni të kaloni përrenj, lumenj kur prurjet janë të mëdha.
Shmangni lëvizjet mbi ura, në pellgje me ujë etj.
Në kushtet e lëvizjeve të domosdoshme në ujëra të rrëmbyera, qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe në grup.
Në kushtet e një moti të jashtëzakonshëm më të rrezikuarit janë fëmijët.
Mbajini fëmijët sa më pranë, nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Fëmijët nuk duhet të lëvizin të pashoqëruar.
Mbajini ata në vende të sigurta, në kate të larta, larg rrymave të ujit, në vende ku mendoni se nuk arrijnë ujërat.
Siguroni ato me veshje të përshtatshme.
Reshjet e shumta shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj.
Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike në kushtet e motit të keq.
Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet, temperaturat.
Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.
Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin në këto kushte. Veshje të ngrohta, mbrojtëse nga reshjet e shiut, këpucë dimërore, çizme etj.
Kujdes duhet treguar për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.
Vendosni fëmijët në vende të përshtatshme, në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.
Siguroni që aparatet e celularit të jenë të ngarkuara dhe me bateri rezervë.
Mos tentoni të kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo dhe me rrezik të lartë rrëshqitje.
Ndërtesat ku ju banoni e kryeni aktivitete të ndryshme janë të rrezikuara.
Mos qëndroni në godinë, mbi apo pranë atyre që janë të mbuluara nga uji.
Gjatë punës për pastrimin e ambienteve të përmbytura bëni kujdes të përdorni doreza, çizme, pasi mund të lëndoheni në çdo moment. /Motilokal.com