Mjegulla mbulon Llogaranë, vështirësi në lëvizjen e automjeteve

Mjegulla mbulon Llogaranë, vështirësi në lëvizjen e automjeteve

Moti i ligë që ka përfshirë tërë territorin e Shqipërisë me reshje shiu dhe ulje temperaturash, ka sjellë edhe mjegullën.

Sipas njoftimeve qafa e Llogarasë është “pushtuar” nga reshjet e dendura të shiut dhe mjegullës, duke vështirësuar edhe kalimin e drejtuesve të mjeteve.

Fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar për dëme apo aksidente në rrugë./Motilokal.com