Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve: Kujdes nga kushtet e motit

Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve: Kujdes nga kushtet e motit

Bashkia e Vlorës përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që të kenë kujdes për shkak të kushteve të motit në Vlorë.

"Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten", thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se në bazë të paralajmërimeve të meteorologëve për shira të vazhdueshëm, kërkohet kujdes më i madh.

"Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj. Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë", thuhet në apelin e bashkisë së Vlorës./Motilokal.com