Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Vlorë

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Vlorë

Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar që qyteti i Vlorës të përmbytet. Nga reshjet e mëdha të shiut disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës si ajo e Skelës, lagjja Pavarësia, Rilindja dhe 24 maji janë përmbytur.

Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit qarkullimi në disa prej këtyre rrugëve është i pa mundur. Situata vijon të përkeqësohet për shkak të reshjeve të shiut.

Ndërsa gjatë pasdites Bashkia Vlorë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet me automjete dhe ato në këmbë, që nuk janë të domosdoshme./Motilokal.com


Miliarda lekë investime në Vlorë, përmbytje me 20 minuta shi