Moti i ligë, rrëshqitje gurësh në aksin Elbasan – Librazhd

Moti i ligë, rrëshqitje gurësh në aksin Elbasan – Librazhd

Reshjet e shiut kanë sjellë sërish rënie gurësh në aksin Elbasan – Librazhd. Siç mësohet se për shkak të reshjeve intensive, gjatë natës ka pasur rënie gurësh në këtë pjesë të rrugës që lidhë këto dy qytete, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Para mesnatës është bllokuar rruga përkohësisht tek “Kthesat Murrashit”. aty ku zakonisht ka problematika të kësaj natyre. Megjithatë mëngjesin e kësaj të marte lëvizshmëria është normale./Motilokal.com