Shtrëngata me erë e shi rrëzojnë pemët në Tiranë [Foto]

Shtrëngata me erë e shi rrëzojnë pemët në Tiranë [Foto]

Tirana është përfshirë gjatë orëve të natës nga moti i ligë me reshje të mëdha të shiut dhe një stuhi me era të forta, e cila ka shkaktuar jo pak dëme duke rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, punonjësit kanë dalë menjëherë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, punonjësit e Bashkisë kanë punuar gjatë gjithë orëve të mbrëmjes dhe ditës së sotme për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët./Motilokal.com