Moti sot me re nesër me reshje të mëdha shiu në Shqipëri

Moti sot me re nesër me reshje të mëdha shiu në Shqipëri

Sot në Shqipëri parashikohet të mbajë mot pjesërisht me re, gjatë pasdites vende-vende edhe me riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 18 °C.

Dita e enjte do të jetë me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje të mëdha shiu, mundësi edhe për shtrëngata dhe era. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 22 °C./Motilokal.com