Apple surprizon - iPhone 12 vjen pa karikues dhe kufje në paketim

Apple surprizon - iPhone 12 vjen pa karikues dhe kufje në paketim

Këtë vit mori më shumë kohë sesa zakonisht por iPhone 12 më në fund është në mesin tonë. Siç pritej sjell me vete edhe teknologjinë 5G.

Versioni më i fundit i smartfonit të Apple gjithashtu do të jetë i disponueshëm në disa variante e madhësi ndërsa kompania i përshtatet sjellje së konsumatorëve rreth pajisjeve mobile.

Porositë për iPhone 12 Pro fillojnë më 16 Tetor dhe shitjet më 23 Tetor. Për iPhone 12 Pro Max porositë nisin më 6 Nëntor dhe shitjet më 13 Nëntor.

Në aktivitetin e shumëpritur të Apple, ku të martën kompania prezantoi disa telefonë të rinj por dy tërhoqën më së shumti vëmendjen: modeli 999 dollarësh iPhone 12 Pro dhe 1,099 dollarë iPhone 12 Pro Max.

Por ajo që bie në sy është se iPhone 12 është pa kufje dhe port karikimi, që sipas Apple kjo është një lëvizje që synon shkurtimin e mbeturinave. Në vend të tyre, pajisjet do të kenë me vete vetëm një kabllo USB-C.


Lisa Jackson nënkryetare e mjedisit, politikave dhe iniciativave sociale në Apple tha se diku më shumë se dy miliard mbushës të energjisë Apple janë në botë dhe shumë nga konsumatorët kanë kufje me tela ose AirPods.

20201014 lisa jackson

Ajo theksoi se heqja e këtyre pajisjeve do të thotë një kuti më e vogël dhe më e lehtë e iPhone, e cila shtoi: “Ne mund të vendosim deri në 70 për qind më shumë artikuj në një paletë transporti, duke ulur emetimet e transportit.”

IPhone i ri gjithashtu përdor 100 për qind elementë të rrallë të ricikluar të tokës për të gjithë magnetët, përfshirë në kamera dhe haptikët.


Në përgjithësi, Apple vlerëson se ndryshimet do të shkurtojnë mbi 2 milion ton metrikë të emetimeve të karbonit në vit, ekuivalente e heqjes së 450,000 makinave nga rruga çdo vit.

Reagimet në internet nuk kanë qenë të paketa për këtë lëvizje të kompanisë, ndërsa nuk kanë munguar ata që kanë aluduar se Apple po e bën për të ulur kostot e transportit në vend që të mbrojë mjedisin.

Por Apple synon që deri në vitin 2030, të ketë ndikim zero të klimës në të gjithë biznesin e saj, duke përfshirë zinxhirin e saj të furnizimit të prodhimit dhe të gjitha pajisjet./Motilokal.com