Një stuhi me erëra të forta godet Greqinë, dëmtohen shtëpi dhe vetura [Foto]

Një stuhi me erëra të forta godet Greqinë, dëmtohen shtëpi dhe vetura [Foto]

Një stuhi e fuqishme me era dhe reshje të mëdha shiu ka goditur Neos Marmaras duke bërë që i gjithë qyteti grek të përmbytet nga uji.

Era e fortë me shpejtësi 80 kilometra në orë që ka goditur këtë qytet ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shumë kulme të shtëpive janë rrënuar, ndërsa copëzat e ndërtesave që binin kanë dëmtuar edhe një numër të madh veturash.

Dëmet materiale që janë shkaktuar në destinacionin e preferuar turistik, Halkidiki janë shumë të mëdha.

E vendet që janë goditur më së shumti nga një stuhi shiu ishin Tasos, Krf dhe Athina.

Në Athinë shumë rrugë janë përmbytur nga uji, e erërat kanë shkulur me rrënjë pemët. Ekipet e zjarrfikësve kanë marrë qindra telefonata nga qytetarët./Motilokal.com

Moti i keq godet Greqinë, erërat e forta dëmtojnë

Moti i keq godet Greqinë, erërat e forta dëmtojnë

Moti i keq godet Greqinë, erërat e forta dëmtojnë

Moti i keq godet Greqinë, erërat e forta dëmtojnë

Moti i keq godet Greqinë, erërat e forta dëmtojnë