Rekord infektimesh me COVID-19 në Shqipëri

Rekord infektimesh me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1351 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2890

Durrës 593

Shkodër 426

Korçë 325

Fier 306

Lezhë 290

Elbasan 246

Vlorë 208

Berat 168

Kukës 159

Dibër 82

Gjirokastër 66

/Motilokal.com