Mot i vranët sot në Shqipëri, dy ditët e ardhshme i kthjellët

Mot i vranët sot në Shqipëri, dy ditët e ardhshme i kthjellët

Moti sot në Shqipëri do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në Jug dhe Juglindje.  Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin prej 11 deri në 21°C.

Ndërsa të martën moti do të mbajë i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 13 deri në 22 °C.

E mërkura do të jetë pothuajse e kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 14 deri në 24 °C. /Motilokal.com