“GJEJ, KLIKOJ, BLEJ” në platformën më të re EGJETA.COM

“GJEJ, KLIKOJ, BLEJ” në platformën më të re EGJETA.COM


Egjeta.com është platforma më e re e shitblerjeve që lansohet këtë të premtë. Me një dizajn të thjeshtë, por unik ajo do të shërbejë si një stendë e shumë bizneseve për t’i prezentuar dhe shitur online produktet e tyre. “Gjej, klikoj, blej” do t’i shoqërojë qytetarët tanë gjatë blerjeve të tyre të përditshme nga telefonat e mençur dhe pajisjet e tjera elektronike. 

 

Ajo vjen në momentin më të mirë për bizneset kosovare, dhe jo vetëm, duke pasur parasysh efektin e pandemisë nga Covid 19 tek ato.

Egjeta.com është faqja më e kompletuar sa i takon gjetjes së çfarëdo artikulli. Qëllimi i drejtuesve të kësaj platforme është që ta bëjnë shitblerjen një proces të thjeshtë e të rëndomtë si dhe të fuqizojë bizneset vendore përmes dhënies hapësirë të prezantimit të produkteve të tyre.

Fillimisht, egjeta.com do të ofrojë 11 kategori të produkteve (automjete, elektronikë, shtëpi dhe kopshtari, vegla, kozmetikë, veshmbathje, etj.) me qindra nënkategori të brendeve më të njohura botërore, ndërsa në të ardhmen e afërt pritet edhe zgjerimi i gamës së artikujve dhe shërbimeve në mënyrë që të plotësohen nevojat më të  skajshme të konsumatorëve. Përvoja e blerjes te e egjeta.com do të jetë e ngjashme, në mos më e mirë, me atë të Amazon-it, Ebay-t, AliExpress-it, e të ngjashme me to.

Egjeta.com është produkt i një bashkëpunimi të ngushtë të një ekipi të gjerë profesionistësh të: software-t, dizajnit grafik, shitjes, medias, etj. Krejt kjo për zhvilluar një platformë të thjeshtë, të besueshme, të sigurtë dhe që të dhuron kënaqësi të kërkimit të artikujve të dëshiruar.

Themeluesit e egjeta.com u bëjnë thirrje të gjitha bizneseve të vendit që të bëhen pjesë e kësaj platforme online ashtu që ta shohin këtë si mundësi të mirë të rritjes së performancës dhe rezultatit të tyre afarist.

Artikull i sponzorizuar.