Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Kurbin

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Kurbin

Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë natës së kaluar e duke vazhduar gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar shumë problem duke përmbytur zonën e Kurbinit, konkretisht zonën e Sanxhakut.

Sipas banorëve dëmet janë të mëdha dhe tregojnë se përmbytjet në këtë zonë janë të shpeshta dhe kjo vjen nga mospastrimi i kanaleve.

Banorët thanë se për këtë vit në Kurbin kjo është përmbytja e parë që ka ndodhur por kanë frikë pasi ndodhen në prag të stinës se dimrit dhe duke pare situatën shpresat janë të pakta për ndonjë ndërhyrje./Motilokal.com