Rekord i ri botëror për kohën më të shkurtër të matur ndonjëherë

Rekord i ri botëror për kohën më të shkurtër të matur ndonjëherë

Shkencëtarët gjermanë kanë vendosur një rekord të ri të jashtëzakonshëm botëror për kohën më të shkurtër të matur ndonjëherë.

Një ekip fizikantësh atomikë të udhëhequr nga Profesori i Universitetit Goethe, Reinhard Dörner kanë regjistruar periudhën më të shkurtër kohore, duke mposhtur rekordmenin e mëparshëm i cili ishte matur në sekonda. Për ta arritur këtë, ekipi i shkencëtarëve mati sa kohë i duhet një fotoni për të kaluar një molekulë hidrogjeni - dhe doli me një kornizë të re kohore.

Ata tani kanë konfirmuar se duhen afërsisht 247 zeptosekonda për gjatësinë mesatare të lidhjes së molekulës - ku një zeptosekondë është e trilionta e miliardës së sekondës ose 10-21 sekonda.

Kjo e bën këtë periudhën më të shkurtër kohore të matur me sukses deri më tani.

Në krahasim, një femtosekondë është e barabartë me 0.000000000000001 sekonda.

Hera e fundit që u vendos një rekord për periudhën kohore më të shkurtër ishte në 1999, kur kimisti egjiptian, Ahmed Zewail mati shpejtësinë me të cilën molekulat ndryshojnë formën e tyre, që ndodh në fushën e femtosekondave./Motilokal.com