BE: Shitjet e veturave shënojnë rritje të vogël në shtator

BE: Shitjet e veturave shënojnë rritje të vogël në shtator

Bashkimi Evropian (BE) regjistroi rritjen e parë të vitit 2020 në shtator për shitjen e veturave, duke treguar një rimëkëmbje të lehtë në periudhën pandemike, sipas raportit të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

”Pak më shumë se 934.000 automjete u shitën në bllok muajin e kaluar, një rritje prej 3,1 për qind nga viti në vit”, theksoi ACEA.

Duke parë periudhën janar-shtator, tregu ishte akoma në vështirësi, me shitje nga viti në vit me gati 29% në rreth 7 milionë automjete.

Në shtator, midis tregjeve kryesore që shënuan rritje ishin Italia (9.5 për qind) dhe Gjermania (8,4 për qind), ndërsa rënie shënuan Spanja (minus 13,5 për qind) dhe Franca (minus 3 për qind).

Në periudhën nëntëmujore, të gjitha tregjet kryesore shënuan rënie midis minus 25.5 për qind dhe minus 38.3 për qind, ndërsa gjendja më e keqe u regjistrua në Spanjë.

Grupi VW (Volkswagen, Audi, Skoda, Seat dhe Porsche), Grupi PSA (Peugeot, Citroen dhe Opel) dhe Grupi Renault (Renault, Dacia, Lada dhe Alpin) ishin markat kryesore në tregun e veturave si në shtator, ashtu edhe në periudhën nëntëmujore.

Pandemia e koronavirusit ka pasur një ndikim të madh në sektorin evropian të automobilave, me shitje në rënie në muajt e bllokimit: në prill, për shembull, ato ranë me më shumë se 75 për qind./Motilokal.com