Moti për këtë fillim jave në Kosovë, mëngjeset e ftohta dhe me ngrica

Moti për këtë fillim jave në Kosovë, mëngjeset e ftohta dhe me ngrica

Moti në Kosovë parashikohet të jetë stabil dhe kryesisht i kthjellët e me diell. Ndërsa në orët e para të mëngjesit pritet të jetë më ftohtë, në viset e ulëta me mjegull, vende-vende edhe me ngrica.

E hëna do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 12 °C.

Edhe dita e martë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 13 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 16 °C./Motilokal.com