Mot i kthjellët dhe me diell, njihuni me parashikimin e meteorologëve për ketë javë në Shqipëri dhe Kosovë

Mot i kthjellët dhe me diell, njihuni me parashikimin e meteorologëve për ketë javë në Shqipëri dhe Kosovë

Java në Shqipëri parashikohet të nis me mot të qëndrueshëm, me kthjellime dhe diell. Gjatë orëve të mëngjesit do të jetë më freskët dhe me mjegull.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 7 deri në 20 °C.

Edhe dita e marte do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 19 °C.

Ndërsa në ditë e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 11 deri në 20 °C.

Ndërsa në Kosovë moti parashikohet të jetë stabil dhe kryesisht i kthjellët e me diell. Ndërsa në orët e para të mëngjesit pritet të jetë më ftohtë, në viset e ulëta me mjegull, vende-vende edhe me ngrica.

E hëna do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 12 °C.

Edhe dita e martë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 13 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 16 °C./Motilokal.com