Ujësjellësi ‘Prishtina’ njofton për gjendjen me ujë në liqenet e Badovcit dhe Batllavës

Ujësjellësi ‘Prishtina’ njofton për gjendjen me ujë në liqenet e Badovcit dhe Batllavës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badovci pas reshjeve të fundit atmosferike mbi vendin tonë.

Sipas KRU-së niveli i ujit në liqenin e  Badovcit është 639.57 metra mbi nivelin e detit ose 10.28 metra nën nivelin e kaperderdhjes.

Ndërsa në atë të Batllavës niveli i ujit është 630.33 metra mbi nivelin e detit ose 4.67 metra nën nivelin e  kaperderdhjes.

KRU thekson se furnizimi me ujë është stabil, por kërkon që t'i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit./Motilokal.com