A mundet uji i ftohtë të mbajë një të dhënë për një kurë të humbjes së kujtesës?

A mundet uji i ftohtë të mbajë një të dhënë për një kurë të humbjes së kujtesës?

Noti në ujë të ftohtë mund të mbrojë trurin nga sëmundjet degjenerative si humbja e kujtesës, kanë zbuluar studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit.

Një proteinë që krahasohet me një "goditje të ftohtë" është gjetur në gjakun e notarëve të rregullt të dimrit në Londër.

Proteina është treguar se ngadalëson fillimin e humbjes së kujtesës apo siç njihet demencës dhe madje rregullon disa nga dëmet që shkakton tek minjtë.

Profesoreshë Giovanna Mallucci, e cila drejton Qendrën e Kërkimit të Demencias në Mbretërinë e Bashkuar në Universitetin e Kembrixhit, thotë se zbulimi mund t'i drejtojë studiuesit drejt trajtimeve të reja të ilaçeve të cilat mund të ndihmojnë në këtë çështje.

Edhe pse hulumtimet janë premtuese, është ende në një fazë të hershme, por përqendrohet në aftësinë e letargjisë që të gjithë gjitarët mbajnë, e cila nxitet nga ekspozimi ndaj të ftohtit.

Tashmë ka më shumë se një milion njerëz që humbin kujtesën në Britani dhe numri i përgjithshëm pritet të dyfishohet deri në vitin 2050.

Studiuesit po kërkojnë mënyra të reja për të trajtuar gjendjen, pasi opsionet aktuale kanë vetëm ndikim të kufizuar./Motilokal.com