Lumi Llap kontejnerë për hedhjen e mbeturinave

Lumi Llap kontejnerë për hedhjen e mbeturinave

Lumenjtë e Kosovës tashmë janë bërë kontejnerë të mbeturinave. Në mesin e këtyre lumenjve që është bërë kontejnerë të tyre është edhe lumi Llap, i cili përgjatë tërë rrjedhës së tij e deri në bashkimin me lumin Sitnica, gjendja e të cilit vazhdon të jetë e rëndë.

Disa fotografi të publikuara nga aktivisit Muamer Sivrikoz, shihen mbeturina të shumta që kanë mbushur shtratin e lumit Llap, i cili buron diku nga nën bjeshkët e Kopaonikut dhe rrjedh përgjatë një territori të madh siç është komuna e Podujevës, duke kaluar nëpër këtë qytet për të përshkuar edhe një rajon bukur të madh në verilindje të Prishtinës, deri në bashkimin e tij më Sitnicën.

Kujdes! Natyra një ditë do të hakmerret për atë që po i bëjmë./Motilokal.com